Gruaja e Erdoganit i shkruan Melania Trumpit: Ndjeshmërinë që treguat për fëmijët jetimë në Ukrainë, tregojeni edhe për Gazën

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i është drejtuar me një letër Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, duke i thënë se uron që ndjeshmërinë që tregoi ndaj fëmijëve jetimë në Ukrainë, ta tregojë edhe më fuqishëm për ata në Gazë, shkruan Anadolu Agency, përcjell Reporteri.net.

Në letrën e saj, Erdogan theksoi se megjithëse kanë kaluar gjashtë vjet nga takimi i tyre në Shtëpinë e Bardhë në Washington, biseda e përzemërt dhe mikpritja elegante e Melania Trump-it ende ruan freskinë në kujtesën e saj.

Emine Erdogan tha se gjatë darkës kokë më kokë dhe gjatë shëtitjes në kopsht, ndau përshtypjen se Melania Trump kishte një ndërgjegje të ndjeshme ndaj çështjeve aktuale, gjë që u reflektua në komentet e saj. Ajo shtoi se këtë ndjeshmëri morale e kishte vënë re edhe në letrën që Melania Trump i kishte dërguar së fundmi Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Emine Erdogan shprehu se ajo i konsideron fjalët e shkruara nga Melania Trump në letrën e saj si një përkthim të ndjenjave të përbashkëta njerëzore dhe e vlerëson me respekt këtë qëndrim të çmuar.

“Ashtu siç e keni theksuar edhe ju në letrën tuaj, e drejta e fëmijëve për të u rritur në një mjedis të dashur dhe të sigurt është një e drejtë universale dhe e padiskutueshme. Kjo e drejtë nuk është privilegj i ndonjë rajoni, race, identiteti etnik, grupi fetar apo ideologjie. Prandaj, të qëndrosh në krah të të shtypurve që u mohohet kjo e drejtë është, para së gjithash, një përgjegjësi e madhe ndaj familjes njerëzore. Në këtë kuadër, veçanërisht si bashkëshorte e një lideri, ndjeshmëria që keni treguar ndaj jetëve të shkatërruara, familjeve të shpërbëra dhe fëmijëve të mbetur jetimë për shkak të pasojave shkatërruese të luftës në Ukrainë, është një nismë që mbjell shpresë në zemrat tona. Kërkesa juaj për rikthimin e buzëqeshjes së gëzueshme të fëmijëve ukrainas, të detyruar të qeshin në heshtje, është shumë domethënëse.

Besoj se këtë ndjeshmëri të rëndësishme që e keni treguar për 648 fëmijët ukrainas që kanë humbur jetën në luftë, do ta tregoni edhe më fuqishëm për Gazën, ku në dy vitet e fundit janë vrarë mizorisht 62 mijë civilë të pafajshëm, prej të cilëve 18 mijë janë fëmijë”, thuhet në letër./Reporteri.net

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu