Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut: kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, dhe ish-kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili ka shërbyer tri herë në atë pozitë dhe synon mandatin e katërt.

Dy liderët shfrytëzuan takimin për të ndarë përvojat e tyre të qeverisjes me Qyrën, duke ofruar këshilla e praktika mbi menaxhimin komunal dhe mbi sfidat që e presin nëse merr drejtimin e Strugës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese, ku u theksua rëndësia e përvojës praktike dhe shkëmbimit të ideve midis përfaqësuesve të pushtetit lokal. Qyra, nga ana e tij, u shpreh se mbështetja dhe sugjerimet nga figura me përvojë janë të vlefshme për vizionin e tij mbi qeverisjen në Strugë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Llalla: Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes- ditë krenarie apo nënshtrimi më 2 nëntor?

Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes: Krenari apo nënshtrim më 2 Nëntor Arben LLALLA Qyteti i arsimit, i patriotizmit dhe i sakrificës kombëtare sot përballet me një...

Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse...

Naser Selmani: A po shëndrrohet VLEN në VMRO Shiptarska? (VIDEO)

NASER SELMANI Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dëshmuan se qeveria, përmes një operacioni klasik policor, u përpoq të...

Kurti: Kosova renditet e 26-ta në botë për për siguri në investime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e 26-të në botë për nga siguria e investimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu