“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

Publikuar 11:57 24 Gusht, 2025

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se ai do të vendosë nëse shqiptarët do të jenë në pushtet apo në opozitë, ka ardhur një reagim i fuqishëm nga Hoxha i Strugës, Shpendi Ibraimi.

Përmes një reagimi publik, Ibraimi theksoi se shqiptarët nuk janë një numër që dikush e rregullon sipas dëshirës së tij, por një popull me zë, dinjitet dhe të drejtë për të vendosur vetë për fatin e tyre.

“Kushdo që mendon se mund t’i drejtojë shqiptarët sipas tekave personale, harron një të vërtetë të thjeshtë: shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ecin në rrugën që vetë zgjedhin, sepse janë autoktonë të kësaj toke,” – ka shkruar Ibraimi në reagimin e tij.

Duke përdorur një metaforë të fuqishme, ai i krahasoi shqiptarët me malin:

“Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur. Nuk ka asgjë nga jashtë që mund t’i kontrollojë.”

Ky reagim vjen në një klimë të tensionuar politike, ku VLEN-i heshtë para diskriminimit të VMRO-së dhe Mickovskit që ju bën shqiptarëve, ku deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin shqiptar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë”

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë” Hoxhë Bedri Lika ka reaguar ndaj atyre që shpesh thonë se imamët nuk duhet...

Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e...

Trump miraton dërgimin e mbi 3 mijë raketave ERAM për Ukrainën

Quhet shpesh si “raketa tre-në-një” për shkak të aftësive të saj anti-ajrore, anti-raketë dhe anti-anije Administrata Trump ka miratuar këtë javë shitjen e 3 mijë...

Mexhiti akuzon ish pushtetin: Po hapim Deren e parkingut nëntoksor të Muzeut në Çarshi të mbyllur me dekada!

Izet Mexhiti: E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do...

Ndjekje me armë si në filma në autostradën Tiranë-Durrës: Plagoset një grabitës, tjetri kapet nga Policia

Autorët qëlluan mbi efektivët gjatë ndjekjes – Policia u kundërpërgjigj me zjarr Një ndjekje e armatosur ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu