Mexhiti akuzon ish pushtetin: Po hapim Deren e parkingut nëntoksor të Muzeut në Çarshi të mbyllur me dekada!

Izet Mexhiti: E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do t’i shërbejë qytetarëve, bizneseve dhe vizitorëve të Çarshisë së Shkupit.

Për dekada të tëra, në zemrën e Çarshisë së Shkupit ka ekzistuar një hapësirë parkimi tek Muzeu, e cila ka qenë e mbyllur dhe e papërdorur. Një mundësi reale për qytetarët, për bizneset dhe për vizitorët, që pushtetet e kaluara nuk deshën ta vinin në funksion, ani pse nevoja ka qenë e madhe.

Sot, pas marrjes së qeverisë nga VLEN, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, dhe ministrin z. Zoran Lutkov, po e bëjmë realitet hapjen e këtij parkingu nëntokësor. Aty ku për vite të tëra ishte mbajtur i mbyllur me qëllim një shërbim i domosdoshëm, sot qytetarët dhe bizneset e Çarshisë do të kenë në funksion një hapësirë të gjerë parkimi.

Ky është dallimi mes nesh dhe atyre që ishin para nesh: aty ku ata s’deshën të hapin dyert e mundësive, ne po i hapim ato për qytetarët. Aty ku ata e lanë Çarshinë pa mbështetje, ne po e kthejmë atë në prioritet.

Hapja e këtij parkingu është shembull i qartë i qeverisjes sonë: punë të prekshme, rezultate që shihen dhe vendime që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të bizneseve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

Trump miraton dërgimin e mbi 3 mijë raketave ERAM për Ukrainën

Quhet shpesh si “raketa tre-në-një” për shkak të aftësive të saj anti-ajrore, anti-raketë dhe anti-anije Administrata Trump ka miratuar këtë javë shitjen e 3 mijë...

Ndjekje me armë si në filma në autostradën Tiranë-Durrës: Plagoset një grabitës, tjetri kapet nga Policia

Autorët qëlluan mbi efektivët gjatë ndjekjes – Policia u kundërpërgjigj me zjarr Një ndjekje e armatosur ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në...

Murati, Nagavci e Basha dështojnë të zgjidhen në krye të Kuvendit të Kosovës

Asnjë nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për t'u zgjedhur në postin e kryetarit të...

Dronët rrëzojnë Black Hawk në Kolumbi: paralajmërim për luftën moderne

Sulmi vdekjeprurës që vrau 12 persona tregon se dronët e armatosur po bëhen një kërcënim i madh për helikopterët ushtarakë në mbarë botën Një helikopter...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu