Murati, Nagavci e Basha dështojnë të zgjidhen në krye të Kuvendit të Kosovës

Asnjë nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Në vazhdimin e seancës konstituive paraditen e së dieles, kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvenodjse për kryetar/e të Kuvendit të Kosovës – Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha – nuk arritën të sigurojnë votat për t’u zgjedhur në këtë post.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish deputetin kosovar, Hekuran Murati, për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Por, për herë të dytë brenda javës, ai nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme. Murati mori 55 vota pro, 46 kundër dhe 5 abstenime.

E pas dështimit të kandidaturës së Muratit, subjekti me më së shumti mandate në Kuvendin e Kosovës propozoi deputeten kosovare, Arbërie Nagavci, e cila, gjithashtu, nuk mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 55 vota pro, 47 kundër dhe 4 abstenime.

Lëvizja Vetëvendosje e provoi në fund edhe deputetin kosovar, Dimal Basha, i cili, megjithëse nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post, kundër tij votuan vetëm 25 deputetë. Basha mori 57 vota pro dhe 24 abstenime.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Zeqirija Ibrahimit: “Unë mund të të DH* në Etikë, por kurrë në ETNI!

Një deklaratë e Zeqirija Ibrahimit ka nxitur reagimin e ashpër të artistit të njohur Xhevdet Xhevdo Jashari. Ibrahimi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka...

Kryetari i LGBT falenderon Bilall Kasamin për punësimin e aktivistëve të LGBT

Në rrjetet sociale është hapur debat për mënyrën e punësimeve në komunën e Tetovës. Disa përdorues i kanë krahasuar zhvillimet aktuale me periudha të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu