Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in
Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës, duke përmbyllur procesin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë të KFOR-it.

Kontingjenti britanik, i përbërë nga mbi 350 trupa të “Scots Guards”, do të zhvillojë ushtrime stërvitore në bashkëpunim me pjesëtarë të KFOR-it. Sipas njoftimit të NATO-s, ky aktivitet është pjesë e ciklit të rregullt të trajnimeve, që kanë për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e kapaciteteve për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në Kosovë.

Stërvitjet do të zhvillohen në përputhje me mandatin e KFOR-it, i cili synon garantimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjitha komunitetet, si dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX.

Pas përfundimit të angazhimit, trupat britanike të “Scots Guards” do të kthehen në bazën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

Taravari: (V)LEN u demaskua, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – rruga drejt BE-së po mbyllet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas deklaratës publike të Kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu