“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, thanë zyrtarët.

Kjo erdhi pas zotimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë mbrojtjen e Ukrainës sipas ndonjë marrëveshjeje për përfundimin e luftës së Rusisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në një deklaratë të Pentagonit thuhet se planifikuesit amerikanë e evropianë kishin përgatitur opsione ushtarake për “shqyrtim të duhur” nga këshilltarët e sigurisë kombëtare të vendeve aleate. Agjencia “Reuters” raportoi e para se udhëheqësit ushtarakë ishin duke i përgatitur këto opsione.

Shefat e Mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Ukraina u takuan në Uashington mes së martës dhe të enjtes.

Një burim i afërt me çështjen tha se sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, i cili gjithashtu shërben si këshilltar i sigurisë kombëtare i Trumpit, mbajti një video-konferencë të enjten me homologët e vet evropianë për t’i diskutuar opsionet.

Një zyrtar tjetër amerikan tha se Rubio bisedoi me këshilltarin britanik për siguri kombëtare, Jonathan Powell, me shefin e kabinetit të presidentes së Komisionit Evropian, Bjoern Seibert, me shefin e stafit të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Geoffrey van Leeuwen, dhe me homologë të tjerë të sigurisë kombëtare në Francë, Itali, Gjermani dhe Finlandë.

Burimi i afërt me çështjen tha se ende duhet të punohet në hollësitë përfundimtare, por se shtetet evropiane do ta kenë “barrën kryesore” të ndonjë force të përfshirë në garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Ky koment ngjan me atë të nënpresidentit amerikan, JD Vance, i cili të mërkurën tha se Evropa do të duhej ta ndante pjesën kryesore të kostove të operacionit.

“Puna planifikuese vazhdon”, tha burimi, duke shtuar se Uashingtoni ende ishte duke e “përcaktuar nivelin e rolit të vet”.

Trumpi ka thënë se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë, por e ka lënë të hapur mundësinë për përfshirje të ShBA-së në forma të tjera, përfshirë mbështetjen nga ajri.

Njëri nga opsionet e diskutuara ishte dërgimi i forcave evropiane në Ukrainë, por vendosja e Shteteve të Bashkuara në krye të komandës dhe kontrollit të tyre, i thanë burimet agjencisë “Reuters”.

Mbështetja amerikane nga ajri do të vinte në disa mënyra, përfshirë ofrimin e më shumë sistemeve të mbrojtjes për Ukrainën dhe zbatimin e një zone ku ndalohen fluturimet përmes aeroplanëve luftarakë amerikanë.

Kreu i sindikatës së ushtarëve gjermanë tha të enjten se udhëheqësit evropianë të NATO-s duhet të ballafaqohen me realitetin se dhjetëra mijëra trupa do të duhej të dislokoheshin në një forcë paqësore në Ukrainë në aspektin afatgjatë.

Trumpi ka bërë përpjekje për një përfundim të shpejtë të luftës më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vitet e fundit, ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj janë të brengosur se për një gjë të tillë do të bëhet e detyrueshme një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: (V)LEN u demaskua, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – rruga drejt BE-së po mbyllet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas deklaratës publike të Kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke...

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Një shef furme (drejtor menaxhues) dhe imam i vetëshpallur nga Kosova është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim dhe vepra të...

Aleanca për Shqiptarët nis procesin e ristrukturimit dhe përgatitjen e Kongresit të rregullt

Komisioni Qëndror i Aleancës për Shqiptarët ka mbajtur takim me kordinatorët e degëve, duke shënuar nisjen e procesit të ristrukturimit të brendshëm të partisë. Periudha...

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu