Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli
Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në “kohën e qoftëlargut”, për gjoja shpifje ndaj kryetarit të komunës Bil Kasamit, ku shumica e mediave në gjuhën shqipe kanë heshtur ndaj shantazhit dhe ndërhyrjes së shefit të policisë lokale në lidhje familjare me kryekomunarin Kasami që kërkon të mbyll fjalën e lirë.

Kjo është media jonë e kapur dhe e blerë nga oligarkë dhe pushtetarë për të qarë e për të qeshur, që qahet dhe ankohet vazhdimisht për shkelje të fjalës së lirë dhe shprehjes nga ata që i financojnë!

Kjo media e “lirë dhe e pavarur” nuk gjeti kohë të formulojë dy fjalë për rastin e djeshëm ( jo vetëm ndaj TS por edhe ndaj rasteve të tjera në të kaluarën) dhe të thoshte se dënojmë presionet dhe shantazhet ndaj fjalës së lirë dhe midiave të pavarura e të varura nga oligarkë dhe pushtetarë!

Kjo është media jonë e kapur dhe e blerë që heshti ndaj presionit të fjalës së lirë të gazetarëve, të cilëtdo medium qofshin ata, sepse ashtu deshi padroni që të mos solidarizohen me presionin dhe shantazhin që i bën një despot lokal gazetarëve të komunës së tij, duke përdorur lidhjet familjare (shefin e policisë), për t’i thirrur ata në “biseda informative” në stacionin policor gazetarët e TS për t’i akuzuar ata si shipfës dhe përhapës së lajmit të rremë ndaj kryekomunarit Kasami.

Mesa duket ky është rasti i parë që media shqiptare “Severnës” për hir të mbijetesës dhe presionit nga padronët e tyre e mbyllën gojën, duke u bërë palë në mbylljen e fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes.

Pastaj shumica nga këto media thonë se ne jemi të pavarur në shpërndarjen e lajmit dhe sene jemi flamurtarë të fjalës së lirë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu