Elon Musk heq dorë nga krijimi i një partie të re, mbështet JD Vance për presidencën

Miliarderi Elon Musk ka braktisur planet për të krijuar një parti të tretë politike në SHBA, duke vendosur të përqendrojë mbështetjen e tij financiare dhe politike tek zëvendëspresidenti republikan JD Vance, i cili shihet si një nga kandidatët potencialë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Sipas raportimeve të The Ëall Street Journal, Musk, i cili për muaj me radhë kishte shqyrtuar mundësinë e lançimit të një partie të re të quajtur “America Party”, ka zgjedhur të mos rrezikojë marrëdhëniet me Vance dhe me krahun republikan, pas tensioneve të vazhdueshme me presidentin Donald Trump.

Në mbështetje të Vance janë rreshtuar edhe emra të tjerë të njohur nga bota e teknologjisë, mes tyre Peter Thiel, David Sacks, Anthony Wood dhe Palmer Luckey. Sondazhet e fundit e rendisin senatorin nga Ohio ndër favoritët për nominimin republikan.

Musk kishte shpallur publikisht krijimin e “America Party” më 4 korrik, pas një sondazhi online ku mbi 65% e ndjekësve të tij e mbështetën idenë. Megjithatë, përgatitjet konkrete për regjistrimin e partisë dhe organizimin e strukturave nuk nisën kurrë, duke bërë që projekti të shuhet para kohe.

Raportet e Musk me Donald Trump kanë qenë të luhatshme. Pas një kontributi prej 300 milionë dollarësh për fushatën e tij në vitin 2024, marrëdhëniet mes të dyve u tensionuan, por më pas presidenti ka theksuar se dëshiron që kompanitë e Musk, si SpaceX dhe Neuralink, të vazhdojnë të “lulëzojnë”, duke tërhequr kërcënimet për ndërprerjen e kontratave qeveritare.

Me tërheqjen nga projekti i partisë së re, Musk duket se po zgjedh të investojë brenda kornizës tradicionale të Partisë Republikane, duke përdorur ndikimin e tij financiar për të mbështetur figura që ndajnë vizionin e tij politik për Shtetet e Bashkuara.
HUAZUAR NGA REDAKSIA VOX

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Anëtarët e TDP-Strugë, nuk votojm një ateist, një anti-turk si Qyra!

Burime nga brenda TDP-së: Presione dhe kërcënime ndaj strukturave që mbështesin kandidatët e AKI-së Burime brenda Partisë Demokratike Turke (TDP) raportojnë për rritje të tensioneve...

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Sonte, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e degës së Gostivarit, ku diskutuan çështje të rëndësishme politike dhe përgatitjet për...

Ora tashmë ka ndryshuar, në mëngjes u kthyen akrepat 60 minuta pas

Në orën 3 të mëngjesit të kësaj të diele akrepat e orës janë kthyer 60 minuta pas duke shënuar kalimin nga ora verore në...

“Sloboden Peçat”: „Mickoski e dërgon Kasamin në opozitë?“

Partneri qeveritar Bilall Kasami nga koalicioni VLEN e ka humbur mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për një mandat të dytë si kryetar i komunës së Tetovës,...

Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

Deputeti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është i bindur se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot. Ai dha...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu