Federata Shqiptare e Basketbollit reagon pas thirrjeve raciste në Kumanovë: Kërkojmë masa nga FIBA

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës FIBA midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në qytetin e Kumanovës. Gjatë ndeshjes, në tribuna u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste dhe antishqiptare, të cilat FSHB i ka denoncuar zyrtarisht pranë FIBA World.

Në një deklaratë publike, Federata thekson se ka ndërmarrë hapa konkretë institucionalë dhe ka kërkuar që FIBA të marrë masa të qarta dhe të menjëhershme ndaj akteve që cenojnë frymën e barazisë, respektit dhe fair-play-t që promovon sporti.

“Basketbolli nuk mund dhe nuk duhet të bëhet skenë e urrejtjes, racizmit dhe gjuhës përjashtuese. Sporti është dhe duhet të mbetet hapësirë bashkëpunimi, respekti dhe përfaqësimi dinjitoz,” – thuhet në deklaratën e FSHB.

Ky është një nga reagimet më të qarta institucionale shqiptare në nivel ndërkombëtar sportiv, duke kërkuar jo vetëm dënimin e thirrjeve raciste, por edhe mbrojtjen e standardeve etike dhe njerëzore të sportit në arenën ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku...

Zbulim historik në Ulpianë: Dy mbishkrime kushtuar Justinianit dhe Teodorës

Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora. Mbishkrimi i parë konfirmonte themelimin e qytetit Iustiniana...

Ndahet nga jeta violinisti i shquar shqiptar Robert Papavrami

Violinisti i shquar shqiptar Robert Papavrami është ndarë sot nga jeta. Papavrami ishte pedagog i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë dhe babai i...

Thirrjet për asgjësim të shqiptarëve në Kumanovë: Kurti asnjë zë, Ambasada nën zë, Osmani i dënon me plot zë

Brohorima për asgjësim të shqiptarëve “në dhoma të gazit”. “Shqiptari i mallkuar”, bërtiste kori prapa shpinës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski –...

Makina BMW, Audi dhe Lamborghini të sekuestruara në Strugë – duke shkaktuar zhurmë të tepruar

Policia e Strugës njofton se brenda dy ditësh, katër makina janë hequr dhe konfiskuar nga rrugët e Strugës për shkak të shkaktimit të zhurmës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu