Moral në fjalë, vjedhje në vepra – Bekim Qoku shpërdoron 10.800 € për “udhëtime” nga Shkupi në Shkup

Deputeti Bekim Qoku në qendër të akuzave për abuzim me fondet publike: 10.800 euro për udhëtime, ndërkohë që jeton në Shkup

Deputeti Bekim Qoku nga partia Vredi është vënë në qendër të një skandali publik, pas një denoncimi të bërë nga gazetari dhe aktivisti Umejr Muhamedi. Sipas publikimit të tij në rrjetet sociale, Qoku ka “shpenzuar” plot 10.800 euro nga buxheti i shtetit për harxhime rrugore, pavarësisht se, sipas denoncimit, jeton në Shkup, aty ku edhe ushtron funksionin e tij si deputet.

“Vjedhje klasike!” – shkruan Muhamedi, duke e quajtur rastin një shembull të pastër të abuzimit me fonde publike dhe të sjelljes klienteliste në kurriz të taksapaguesve. Ai publikon shifrën e plotë dhe e quan këtë sjellje “klasik lopovluk”, që do të thotë vjedhje e hapur në të dy gjuhët – shqip dhe maqedonisht.

Akuzat vënë në pikëpyetje mekanizmat e kontrollit dhe transparencës brenda Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, sidomos për mbulimin e shpenzimeve të deputetëve që deklarojnë vendbanime të largëta për të përfituar dietat e udhëtimit, ndërkohë që jetojnë dhe veprojnë në Shkup.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga vetë deputeti Qoku apo nga partia VLEN, presioni publik është në rritje dhe kërkon sqarim urgjent, hetim të plotë dhe ndëshkim nëse faktohet abuzimi.

Ky rast ngre alarmin për nevojën e kontrollit të rreptë të pagesave të përfaqësuesve politikë, që shpesh e shohin buxhetin publik si pronë private, ndërsa qytetarët përballen me inflacion, papunësi dhe mungesë shërbimesh bazë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu