Mjeku specialist urolog, Arsim Dalipi, kandidon për Kryetar të Komunës së Strugës

Strugë – Mjeku i njohur dhe aktivisti i angazhuar qytetar, Specialist-Urologu, Arsim Dalipi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të Komunës së Strugës. Ai do të garojë nën siglën e Aleancës për Shqiptarët, në kuadër të Frontit Europian, duke marrë mbështetje të plotë nga strukturat e subjektit politik.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Arsim Dalipi u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë dhe theksoi vendosmërinë për të punuar me transparencë, bashkëpunim dhe integritet për të mirën e përbashkët të qytetit.

“Për shumë vite kam pasur privilegjin të jem pranë qytetarëve si mjek, duke u kujdesur për shëndetin e tyre me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri. Sot, me të njëjtin shpirt shërbimi, jam i gatshëm të angazhohem për zhvillimin dhe mirëqenien e Strugës sonë të dashur,” deklaroi ai.

Ai theksoi se Struga meriton më shumë dhe bëri thirrje për mobilizim të plotë të qytetarëve:

“Vetëm të bashkuar mund ta bëjmë Strugën qytetin më të mirë për familjet tona dhe brezat që vijnë.”

Zgjedhjet lokale në Strugë pritet të zhvillohen në Tetor të këtij viti, ku gara për drejtimin e komunës do të jetë shumë e fortë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Ilija Dimovski rikthen ‘Maqedoninë e Madhe’ në Ilinden – skandal me hartë provokuese nga shefi i PR-it të VMRO-së”

Në një akt flagrant të provokimit politik dhe irredentizmit të papërmbajtur, Ilija Dimovski - ish-deputet dhe aktualisht shef i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun...

Sërish dhoma gazi për shqiptarët!

Në Kumanovë në një ndeshje basketbolli mes "Severnës" dhe Rumanisë, ndeshje kjo e vlefshme për kupat europiane, ka vazhduar avazi i vjetër i tifozëve...

Kumanovë, “Turma kërkon ‘Maqedoni të pastër’ – Mickoski i pranishëm, VLEN bën sikur s’pa”

Provokime të ulëta në Kumanovë: Shqiptarëve u shanë në kor në prezencë të qeverisë – Mickoski hesht! Dje në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli, ndodhi...

Të dielën në Gajre të Tetovës zbulohet busti i Heroit Kombëtar Rafi Halili

Nesër, më 3 gusht 2025 (e diel), në ora 16:30 në fshatin Gajre të Tetovës, në Sheshin e Lapidarëve, do të mbahet ceremonia solemne...

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu