Mickoski: Me VLEN-in kemi marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se me Lëvizjen ZNAM janë në bisedime për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale për dy komuna, ato anë Komunat Qendër dhe Kumanovës.

“Në lidhje me ZNAM, negociojmë, bisedojmë. Për momentin për dy komuna, Kumanovën dhe Komunën Qendër, të kemi kandidat të përbashkët. Bisedimet po zhvillohen në drejtim konstruktive dhe të mirë, drejtim pozitiv, por më tepër informacione do të kemi pas 15 gushtit”, tha Mickoski

Mickoski tha se me VLEN-in ka marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale.

“Në lidhje me partitë politike, pjesë e koalicionit VLEN, gjithashtu kemi marrëveshje parimore, se do të mbështetemi në ato komuna ku ne do të kemi kandidat, ata nuk do të kenë dhe atje ku ata do të kenë kandidatë dhe ne nuk do të kemi. Ja të themi, do të ketë komuna ku do të kemi kandidatë të dy grupe politike. Aty normalisht secili do të udhëhiqet sipas strategjisë dhe interesit të vetë”, tha Mickoski.

I pyetur nëse grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nesër do të përkrah iniciativën e “Të Majtës” për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski dhe se a ka ndryshuar mendimin për atë, Mickoski tha se opinioni nesër do ta shikojë këtë, ndërsa si parti politike dhe ai si njeri nuk i ndryshojnë mendimet brenda natës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu