Kompani serbe? Pse po “fshihet” donatori që jep 800 mijë euro për gjimnazin në Tetovë

Me një donacion prej rreth 800 mijë euro, ka filluar rikonstruimi i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Deri këtu në rregull, nëse kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit do të tregonin emrin e donatorit.

Kryeministri Mickoski, pa përmendur emër, deklaroi se ky është një donacion nga një kompani me përgjegjësi shoqërore që, tha, i ka dhuruar edhe një objekt në këtë shumë dhe komunës së Tearcës për relizimin e një projekti për kanalizime që duhet të përfundojë me një stacion pastrimi.

“Ky është një akt i emocioneve dhe kënaqësisë së madhe, sepse nga ky gjimnaz kanë dalë shumë profesorë, shkencëtarë dhe kryetar komune, deklaroi Mickoski.

Njëjtë sikurse Mickoski, edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, nuk e përmendi donatorin, por tha se me riokonstruimin, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” do të marrë një pamje krejtësisht të re dhe kushte të reja për nxënësit.

Në ndërkohë, në media po qarkullon lajmi se donatori i 800 mijë eurove është një kopmani serbe e afërt me VMRO-në, ndërsa si kompensim për rikonstruimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, komuna e Tetovës do të duhet të japë leje për ndërtimin e Kishës në Malin Sharr.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Takim i nivelit të lartë, Perëndimi koordinon armatimin e Ukrainës

Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, do të takohen për të diskutuar...

Anulohet paraburgimi për 5 policët, Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Masa e paraburgimit për pesë policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të një 27-vjeçari në Lipjan është anuluar, duke rikthyer çështjen për rivlerësim...

Ekskluzive: Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për Çairin, Rexhepi për Tetovën, ndërsa Sulejmani për Zhelinën.

Arbër Ademi përmes një deklarate për media ka njoftuar se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar në Komunën e Çairit,...

“Shembull i solidaritetit”, Osmani falënderon Katarin për ndihmën ndaj invalidëve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari,...

Në Shkup dhe disa qytete tjera temperatura deri 41 gradë, nesër deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu