Fondi i sigurimit shëndetsor të Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar punësimin e 155 motrave medicinale të cilat për një kohë qëndruan në grevë. Në dokumentin e publikuar nga dr. Haris Karaxhenemi shihet qartë se Fondi i ka kthyer përgjigje negative ministrisë së shëndetësisë ku e njofton se nuk ka mjete për një punësim të tillë ndërsa ministri Azir Aliu hesht duke u fshehur nga ky skandal, shkruan Top24
Nryshe Top24 kishte pyetur ministrin Azir Aliu se a është kjo një mashtrim pasi në buxhet nuk ka mjete ndërsa koha e për rebalansin ka kaluar sidhe procedurat administrative nuk premtojnë mundësinë e rregullimit të statutit të të punësuarve për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale.