Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai e mirëpriti me ceremonial shtetëror në aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin e Emirateve dhe mikun e popullit shqiptar.
Në një ceremoni të posaçme, Kryeministri Edi Rama e nderoi Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.
“Lartësia Juaj, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe: Për përkushtimin tuaj të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike midis vendeve tona; Për kujdesin tuaj vëllazëror në momente nevoje për popullin tonë; Për kontributin tuaj të pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh; Dhe për përulësinë tuaj që i përul të gjithë – do të shtoja unë jashtë tekstit zyrtar… Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje për çdo kontribut të dhënë nga Presidenti i Emirateve edhe në çështjen globale të paqes dhe të sigurisë.
Lexo po ashtuMali i Zi ia dhuron Kroacisë qendrën kulturore në Tivat“Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm! Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente ngrihet si dëshmi se gjithçka që thoni e mendoni me të vërtetë”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.
Kryeministri Rama vlerësoi kontributin e Emirateve të Bashkuara edhe gjatë luftës në Kosovë, kur Shqipëria strehoi vëllezërit nga Kosova.