Prifti australian Gold David pranon Islamin pas 45 vitesh shërbim në kishë: “E gjeta të vërtetën në Kuran”

Një ngjarje inspiruese ka ardhur nga Australia, ku prifti i njohur ortodoks, Gold David, pas 45 vitesh shërbim fetar, ka pranuar fenë islame dhe ka marrë emrin Abdurrahman.

Në paraqitjen e tij të parë publike pas konvertimit, ai rrëfeu se kishte kërkuar me gjithë zemër të vërtetën:

“Rashë në sexhde dhe iu luta Allahut që të ma tregojë të vërtetën absolute… Pastaj lexova Kuranin dhe e kuptova se ato janë fjalët e Allahut.”

Gold David tregoi se kishte vizituar një xhami, ku kishte marrë një kopje të Kuranit dhe e kishte lexuar me një qasje të re, siç tha ai, “intelektualisht, emocionalisht dhe shpirtërisht”.

Pas leximit, ai i shkroi një letër peshkopit të tij ku, në vend të komenteve tradicionale, kishte shkruar shehadetin – dëshminë islame të besimit:

“Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij.”

Ai shtoi se ndjen një lehtësim të madh dhe kënaqësi shpirtërore, duke përmendur se me pranimin e islamit nuk e mohoi Jezusin (Isain) apo Marinë (Merjemen), por i njohu ata në raportin e saktë me Zotin e Lartësuar:

“Kur lexova Kuranin, kuptova se Allahu nuk është trini dhe se Ai nuk ka bir. Tani e njoh Isain në të vërtetën e tij si pejgamber i Allahut.”

Abdurrahmani e përmbylli rrëfimin e tij me një mesazh të fuqishëm për ata që kërkojnë sinqerisht udhëzimin:

“Kur themi shehadetin, mëkatet fshihen dhe na jepet mundësia për një fillim të ri me Allahun.”

Lusim Allahun ta forcojë në fe vëllain tonë të ri, Abdurrahmanin. 🤲

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu