Turqia kritikon sulmet izraelite ndaj Damaskut

Ministria thotë se Siria pati një mundësi historike për të jetuar në paqe
Sulmet ajrore izraelite në Damask — që synojnë selinë e ushtrisë siriane, Ministrinë e Mbrojtjes dhe zonat përreth saj — synojnë të sabotojnë përpjekjet e Sirisë për të vendosur paqe dhe siguri, thotë Ministria e Jashtme e Turqisë.

Ministria thotë se Siria pati një mundësi historike për të jetuar në paqe dhe për t’u integruar në botë pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor.

Nga pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale shihet teksa hidhet në erë Ministria e Mbrojtjes e Sirisë.

Gjithashtu mësohet nga raportimet se është sulmuar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.
Forcat e mbrojtjes së Izraelit, IDF, kanë reaguar menjëherë duke thënë se pas serisë së sulmeve gjatë natës kundër forcave të regjimit sirian, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Eyal Zamir, urdhëroi përforcime shtesë të aseteve të mbledhjes dhe goditjes dhe ripozicionimin e forcave në Komandën Veriore për të rritur ritmin e sulmeve dhe për të ndaluar sulmet kundër Druzëve në Siri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Foto e shpërndarë nga takimet elektorale bëhet mollë sherri mes rivalëve politikë

Një fotografi dhe video e publikuar nga kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka ngjallur reagime dhe polemika në rrjete sociale. 🟢...

Republika Islamike pranë rënies në Iran, luftë civile e mundshme pas shkatërrimit të kapaciteteve bërthamore nga SHBA-të dhe Izrael

Regjimi aktual iranian "mbetet i lidhur me revolucionin iranian", sipas raportit Erërat e ndryshimit mund të fryjnë së shpejti mbi Iranin, sipas një raporti të...

Beogradi dhe Manastiri të rrezikshëm për shqiptarët!

Nga:Medai Shaholli Prej kohësh Beogradi dhe Manastiri janë bërë dy qendra të rrezikshëm për praninë e shqiptarëve në këto qytete që në momentin e parë...

Mbështetje nga larg, forcë për vendlindjen: Struga në qendër të Vjenës

Diaspora në Vjenë jep mbështetje për kandidatin për komunën e Strugës, Dr. Arsim Dalipi 🇦🇹 Në Vienë të Austrisë u zhvillua një takim i diasporës...

NË ÇAMËRI DHE PLOT 4 ORË NË KOMISARIATIN E IGUMENICËS

Nga:Xhuljano Fejzulla Vjet, për pushime, të cilat si çdo vit i kaloj në Shqipëri, shkova për herë të.parë në Kllogjer, ku së bashku me djalin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu