Drejtori i Medresesë “Isa Beu”: Ditë historike, qeveria miratoi ligjin që njeh formalisht diplomën tonë

Drejtori i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Dr. Islam Islami, ka njoftuar përmes një postimi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për shkollat e mesme fetare, duke i hapur rrugë njohjes formale të diplomave të këtij institucioni arsimor.
“Sot është një ditë historike për medresenë tonë. Me këtë ligj, diplomat tona do të njihen dhe pranohen nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit,” shkruan Islami, duke e cilësuar këtë si një fitore të madhe pas një beteje që ka zgjatur për dekada.
Ai falënderoi të gjithë kontribuuesit në këtë proces, duke përmendur veçanërisht kryeministrin për mirëkuptimin, zëvendëskryeministrin e parë për mbështetjen, ministren e Arsimit dhe Shkencës, zëvendësministrin për angazhimin e palodhshëm, si dhe të gjithë ata që ndihmuan në këtë arritje.
Në fund, drejtori Islam Islami shprehu shpresën që ligji të kalojë sa më parë edhe në Kuvend, duke inkurajuar deputetët që ta mbështesin këtë hap të rëndësishëm për arsimin fetar në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arben Fetai dhe Fatmir Limani do të krijojn dy parti të reja?

Liderët e koalicionit VLEN janë duke shqyrtuar propozimin e Zeqirija Ibrahimit për unifikimin e VLEN-it dhe mënyrën e bashkëpunimit. Kështu deklarojnë zyrtarisht nga koalicioni,...

Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme...

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu