Ambasadori Meidani në Tetovë: Mbështetje për lirinë e medias, nga Qendra Informative ku punon gazetari i ndëshkuar nga pushteti

Tetovë, 15 Korrik 2025 – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Denion Meidani, vizitoi sot Qendrën Informative në Tetovë, në një takim simbolik me gazetarin Ylber Jahiu, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj pushtetit lokal dhe i dënuar më herët nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.


Takimi u zhvillua në ambientet e Qendrës, ku Jahiu aktualisht ushtron aktivitetin profesional si gazetar dhe kontribuon në promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit. Vizita e ambasadorit përçoi një mesazh të qartë diplomatik: Shqipëria mbështet pa mëdyshje lirinë e shprehjes dhe të drejtën e gazetarëve për të ushtruar profesionin pa frikë apo presion politik.

“Respekti për gazetarinë dhe për ata që flasin hapur është themel i një shoqërie demokratike. Vlerësoj punën që bëhet këtu jo vetëm për kulturën, por edhe për informimin e ndershëm,” u shpreh Meidani gjatë vizitës.

Edhe pse në pamje të parë vizita mbante karakter kulturor, përmes prezantimit të historikut dhe rolit të Qendrës në ruajtjen e identitetit lokal, nuk mungoi mesazhi i mbështetjes ndaj gazetarit Jahiu – si përfaqësues i një media të pavarur që nuk hesht përballë abuzimit me pushtetin.

Ky është një sinjal i qartë nga diplomacia shqiptare: mbrojtja e lirisë së fjalës nuk është vetëm çështje etike, por prioritet kombëtar dhe rajonal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lëvizja e Deçanit çka dëshiron?

(Nga:Muhamet Borova) Feja është një formë e veçantë e përceptimit të jetës,është pjesë e kulturës dhe forma më e vjetër e ...

“Maniak që shikon çdo femër”, Ina kritikohet në rrjet për deklaratën ndaj Stenaldos

Ina Aderi ka eskaluar ndaj Stenaldo Mëhillit duke e akuzuar për disa veprime brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo i thotë se po shikon çdo...

Propozim martese buzë detit: Fejohet këngëtarja Egli Tako

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka ndezur rrjetet sociale me një publikim të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se ka pranuar...

Akuzat e BDI-së për mashtrimet e Mexhitit? Mexhiti: Në mars ata do të përballen me bagera

“Nëse nuk kanë punë tjetër le të vazhdojnë me këtë fushatë që e bëjnë, por në mesin e shkurtit, fillimin e marsit do të...

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu