ASH Taravari: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon siç thuhet “me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat “punësime” të reja në Doganën e Maqedonisë së Veriut.”

“Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se nuk bëhet fjalë për punësime të rregullta, por për kontrata mbi vepër me afat të kufizuar, të vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor 2025. Këto janë angazhime të përkohshme, pa status të qëndrueshëm punësimi dhe pa të drejta që rrjedhin nga marrëdhënia e rregullt e punës. Nga tri konkurse të shpallura, janë angazhuar 99 maqedonas dhe vetëm 21 shqiptarë, çka dëshmon për një pabarazi të theksuar në përfaqësim dhe për një qasje të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë në administratën shtetërore.

Ajo që është më shqetësuese është instrumentalizimi i këtyre kontratave për qëllime propagandistike, nëpërmjet publikimit të fotografive dhe pretendimeve për barazi, ndërkohë që në realitet nuk ka asnjë përparim të qëndrueshëm apo strukturor në përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore”, thekson ASH.

Sipas saj, kjo është mashtrim klasik parazgjedhor, që synon të manipulojë qytetarët shqiptarë përmes metodave të njohura të sistemeve të mëparshme.

“Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si mjet dekorativ i fushatave politike, por si qytetarë me të drejta të barabarta dhe dinjitet të garantuar institucionalisht. Punësimi i drejtë dhe i qëndrueshëm është e drejtë themelore, jo privilegj elektoral. Për këtë arsye, kërkojmë që çdo angazhim institucional të jetë transparent, i barabartë dhe i bazuar në kritere profesionale dhe jo në kalkulime politike apo fotografi për konsum publik. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo formë të abuzimit institucional dhe manipulimit me ndjenjat e qytetarëve”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Llalla: Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes- ditë krenarie apo nënshtrimi më 2 nëntor?

Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes: Krenari apo nënshtrim më 2 Nëntor Arben LLALLA Qyteti i arsimit, i patriotizmit dhe i sakrificës kombëtare sot përballet me një...

Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse...

Naser Selmani: A po shëndrrohet VLEN në VMRO Shiptarska? (VIDEO)

NASER SELMANI Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dëshmuan se qeveria, përmes një operacioni klasik policor, u përpoq të...

Kurti: Kosova renditet e 26-ta në botë për për siguri në investime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e 26-të në botë për nga siguria e investimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu