Lloga: Qeveria Vetëm e Sabotoi Korridorin 8 – Në Tetor do ta Shpëtojmë vLEN-in nga VMRO-ja dhe VMRO-në nga ‘Srpski Svet’

Krenar Lloga ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se e vetmja gjë që ajo ka bërë lidhur me projektin e Korridorit 8 ka qenë përpjekja për ta vonuar, bllokuar dhe sabotuar. Sipas Llogës, meritat për avancimin e projektit i takojnë shumicës së mëparshme parlamentare dhe qeveritare, e cila arriti ta votojë projektin në Kuvend dhe ta koordinojë me të gjithë partnerët perëndimorë si SHBA, BE dhe NATO, duke e bërë atë të pakthyeshëm.

“Kur panë se nuk mund të pengonin më asgjë, filluan të recitonin poezitë e VMRO-së,” deklaroi Lloga, duke ironizuar ndryshimin e qëndrimit të qeverisë ndaj projektit.

Ai gjithashtu paralajmëroi zhvillime politike për muajin tetor, duke thënë: “Ashtu siç ndodhi me këtë projekt, edhe në tetor do ta shpëtojmë vLEN-in nga VMRO-ja dhe VMRO-në nga ‘Srpski Svet’,” duke lënë të kuptohet për një ofensivë të re politike kundër ndikimeve të huaja dhe bashkëpunimeve të dyshimta brenda politikës vendore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu