Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale nate në tërë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimi ndaj operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari në qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, në këtë aksion janë inspektuar gjithsej 114 subjekte ekonomike: 67 qendra masazhi dhe 47 lokale argëtimi dhe rekreacioni me muzikë nate.

Si rezultat i shkeljeve ligjore, siç thuhet, Inspektorati ka mbyllur përkohësisht 30 operatorë ekonomikë për arsye të mosregjistrimit të bizneseve dhe mungesës së pëlqimit ose aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.Përveç mbylljeve, ndaj operatorëve ekonomikë që punonin në kundërshtim me ligjin janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut paralajmëron se inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe në rast të konstaktimit të shkeljeve të reja do të ndërmerren masa të menjëhershme për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

Taravari: (V)LEN u demaskua, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – rruga drejt BE-së po mbyllet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas deklaratës publike të Kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu