Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së.

Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një tarifë të re prej 25% për importet e automjeteve dhe pjesëve të tyre në prill, shumë shpejt, sytë u kthyen nga Gjermania si vendi i bllokut europian me humbjet më të mëdha.

Sipas organizatës kërkimore Bruegel me seli në Bruksel, tarifat mund t`i kushtojnë asaj 0.4% të GDP-së në periudhën afatgjatë.

BE-ja ka nxituar të punojë drejt një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin, mes raporteve se tarifat farmaceutike mund të mbërrijnë deri në nivelin shokues 200%. Teksa pritet një ujdi mes dy palëve, detaje të reja kanë dalë në dritë, të cilat mund ta vendosin Irlandën, Danimarkën dhe Belgjikën, si dhe vende të tjera, në shënjestër nëse shënjestra e radhës së Washingtonit do të jetë sektori farmaceutik.

Ndikimi i përgjithshëm në ekonominë evropiane do të varet nga norma aktuale e tarifës që vendos SHBA dhe përgjigja e BE-së, por goditja nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Sipas Bruegel, ekonomia e BE-së si e terë po përballet me pasoja të rëndësishme, por të menaxhueshme makroekonomike. Produktet farmaceutike përbëjnë 15% të eksporteve të mallrave të BE-së në SHBA.

Pas tyre vjen sektori i automjeteve. Ky i fundit është për momentin më i cënueshmi drejtpërdrejtë nga masat tregtare të Trumpit. Ekonomia gjermane mbështetet shumë në këtë sector. Sipas Andreë Hunter, Drejtor i Asociuar dhe Ekonomist i Lartë në Moody’s Ratings. Ne presim që rritja e GDP-së së saj të fillojë rënien në tremujorin e dytë dhe të tretë”, theksoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu