Krenar Lloga përkujton Nuri Mazarin: 20 vite pa simbolin e qëndresës dhe përkushtimit kombëtar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka përkujtuar me respekt të thellë heroin Nuri Mazari në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një postimi publik, Lloga e ka cilësuar Mazarin si një figurë të pazëvendësueshme të përpjekjeve kombëtare të shqiptarëve.

“Nuri Mazari ishte i qetë në fjalë, por i palëkundur në parime; i thjeshtë në sjellje, por i madh në ideale. Ai dha gjithçka për të drejtat e shqiptarëve dhe për lirinë e popullit tonë,” shkruan Lloga.

Ai theksoi se në këtë përvjetor nuk kujtohet vetëm ndarja e tij nga jeta, por nderohen edhe gjurmët dhe vepra që vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj.

Postimi u shoqërua me hashtagët #KomandantStruga, #UshtriaÇlirimtareKosoves dhe #UshtriaÇlirimtareKombetare, duke e rikujtuar rolin e rëndësishëm të Mazarin në luftën për liri dhe të drejta kombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu