Albrim Hoxha reagon, por nuk mohon: Asnjë shqiptar nuk është avancuar – faji, sipas tij, i “VLEN-it të djeshëm”

Pas publikimit të lajmit nga portali ynë, ku zbuluam se në Ministrinë e Bujqësisë nuk është avancuar asnjë shqiptar në pozita më të larta, zëvendësministri Albrim Hoxha ka reaguar publikisht.

Por në vend që të japë përgjigje konkrete për situatën, Hoxha e pranon vetë: “Asnjë shqiptar nuk është avancuar.” Dhe në vend që të marrë përgjegjësi, ia lë fajin të tjerëve – pikërisht atyre me të cilët sot ndan të njëjtin koalicion qeverisës.

“Jam vetëm tre javë në detyrë. Procedurat janë nisur shumë më herët nga të tjerë,” – shkruan Hoxha, duke ia drejtuar gishtin bashkëpartiakëve të djeshëm nga VLEN, që sot, në fakt, janë bashkë me të në të njëjtën qeveri.

Madje, nuk kursen as ironinë: thotë se ish-zëvendësministri është kujdesur vetëm “të emërojë shoferin e tij personal,” ndërsa punonjësit shqiptarë kanë mbetur me tituj të ulët si “pomlad sorabotnik”, për më shumë se 10-15 vite.

Në reagimin e tij, Hoxha tenton të japë një mesazh shprese, duke thënë se së shpejti në ministri do të punësohen 20 shqiptarë të rinj dhe se procedurat për avancime ligjore janë në përgatitje. Por asnjë shifër nuk mohohet nga ajo që u publikua: sot, në këtë ministri asnjë shqiptar nuk është avancuar – dhe këtë ai vetë e konfirmon.

Ironia e gjithë kësaj? Albrim Hoxha është emëruar pikërisht nga koalicioni VLEN. Dhe sot, nga i njëjti koalicion, po kërkon të distancohet – edhe pse është pjesë aktive e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Gruaja e Erdoganit i shkruan Melania Trumpit: Ndjeshmërinë që treguat për fëmijët jetimë në Ukrainë, tregojeni edhe për Gazën

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i është drejtuar me një letër Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump,...

Al-Sharaa i Sirisë i konfirmon bisedimet “e avancuara” me Izraelin për paktin e sigurisë

Emisari amerikan, Thomas Barrack, arriti në Izrael të dielën dhe u takua me kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar rreth Sirisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu