Përparim Avdili do të jetë kandidat për kryetar të Cyrihut, është me prejardhje nga Llojani i Likovës

Prparim Avdili, shtetas i Zvicrës, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, është propozuar nga partia e tij Liberale (FDP- Free Democratic Party of Switzerland, Partia Demokratike e Lirë e Zvicrës) si kandidat për kryetar të qytetit të Cyrihut në Zvicër, përcjell TV21. Ai vetë e ndau këtë informacion përmes një postimi në Facebook.

Në postimin e tij, Avdili ndalet te prejardhja e tij, duke theksuar se familja e tij ka rrënjë nga Kumanova, por se jeta e tij është e lidhur me Zvicrën, ku është rritur.

“Jam rritur në Cyrih si fëmijë i një familjeje migrante. Arsimin e kam marrë në lagjet Altstetten dhe Albisrieden, dhe edhe sot jam i lidhur ngushtë me lagjen time, ende luaj futboll me shokët e fëmijërisë. Jam i lidhur ngusht me këtë qytet dhe çdo ditë e jetoj me pasion atë që bëj,” ka shkruar Avdili.

Avdili, përndryshe, e ka prejardhjen nga fshati Llojan i komunës së Likovës, në rajonin e Kumanovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu