Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit.
Sipas tij, aktualisht po zhvillohen anketa të brendshme partiake për të gjithë kandidatët e mundshëm.

Mexhiti sqaroi gjithashtu se ata presin fitore në një numër të madh komunash në bllokun politik shqiptar.
“Ne nuk kemi frikë. Jemi të fokusuar te zgjedhjet lokale, te programi i mirë dhe te kandidatët e mirë, dhe në zgjedhjet lokale do të konfirmohet fitorja e një viti më parë. Mund të ketë edhe rikonstruim të Qeverisë – për ne kjo është e mirëseardhur. Nuk e shohim veten si humbës. Për herë të parë, opozita mori 107.000 vota në zgjedhjet e fundit. Në bllokun shqiptar gara zhvillohet në 17 komuna dhe presim të fitojmë shumicën. Presim fitore në Tetovë, Çair, Gostivar, Dibër, Strugë.”

Ai theksoi se partnerët qeveritarë i ndihmojnë njëri-tjetrit, por nuk ka negociata për mbështetje në rrethin e parë dhe as ndonjë marrëveshje të tillë:

“Marrëveshja gjithmonë ka vlejtur për rrethin e dytë. Nuk kemi nevojë të negociojmë për të dalë me kandidatë të përbashkët, do të dalim me kandidatë të veçantë. Tani po analizojmë terrenin, duam të gjejmë zgjidhjet më të mira dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. Nuk do të negociojmë për mbështetje në rrethin e parë. BDI dëshiron ta kandidojë Osmani për Çair dhe atyre u është e qartë se kandidat tjetër nuk është në lojë. Për ne është me rëndësi ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza dhe nuk e përjashtoj opsionin që të kandidoj për kryetar të Çairit” – tha Mexhiti. /pa censurë/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu