“Shkolla politike e Taravarit: Kur të përjashtojnë, thuaj që po dorëhiqesh”

Gëzim Kadriu jep dorëheqje: “U përjashtuam nga qeverisja lokale”

Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Tregjet” në Kumanovë, përkundër se kontrata e tij menaxheriale ishte e vlefshme deri në nëntor 2027.

Kadriu deklaron se gjatë mandatit të tij ka vepruar me transparencë dhe kursime të mëdha buxhetore, duke hequr dorë nga beneficionet personale dhe duke orientuar mbi 5 milionë denarë drejt projekteve për qytetarët. Ai shprehet krenar për përfaqësimin e shqiptarëve në komunë.

Megjithatë, ai thekson se dorëheqja vjen si pasojë e zhvillimeve politike që çuan në përjashtimin e Aleancës për Shqiptarët nga bashkëqeverisja lokale në Kumanovë. Sipas tij, pas ndryshimeve në nivel qendror dhe kalimit të një këshilltare shqiptare në një parti tjetër, kryetari Maksim Dimitrievski nuk kishte më nevojë për bashkëpunimin me ASH-në dhe bllokoi projektet për shqiptarët.

“Kur t’i lodh kërkesat për shqiptarët, atëherë nuk ka më bashkëpunim”, u shpreh Kadriu, duke bërë thirrje për bashkim të shqiptarëve në zgjedhjet lokale të ardhshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu