Deshqiptarizohet edhe Telekomi: “Për SHQIP – shtypni 2” është hequr! Ku janë Ziba dhe Arsllani?

A janë në dijeni Nusret Ziba dhe Sead Arsllani, anëtarët shqiptarë të Këshillit të Drejtorëve në Telekom, të emëruar nga vetë Qeveria që mban 34.81% të aksioneve në këtë kompani, se është hequr opsioni në gjuhën shqipe nga shërbimi automatik?

Heqja e mesazhit “Për SHQIP – shtypni 2” përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe është dëshmi e qartë e diskriminimit institucional që po zvarritet në çdo segment publik dhe gjysmë-publik.

Shqiptarët janë taksapagues, konsumatorë dhe qytetarë të barabartë në këtë shtet, dhe të mos kenë as mundësinë për të komunikuar në gjuhën e tyre amtare në një shërbim si Telekomi, është jo vetëm fyes, por skandaloz.

Ku janë përfaqësuesit tanë? Ku janë reagimet zyrtare? Apo janë vendosur aty vetëm për të heshtur në momentet më kritike? Nëse Ziba dhe Arsllani nuk janë në gjendje të mbrojnë as një të drejtë kaq minimale si përdorimi i gjuhës shqipe në Telekom, atëherë për çfarë shërbejnë?!

Shqiptarët nuk kanë nevojë për figura dekori, por për zë të fortë dhe veprim konkret. Heshtja është bashkëfajësi!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu