Selimi: Mendi Qyra duhet të dorëhiqet nga OEMVP nëse garon për kryetar komune

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar lidhur me kandidaturën e Mendi Qyrës për kryetar komune, duke theksuar se ai duhet të largohet nga pozita e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), për të ruajtur integritetin institucional të kësaj organizate, transmeton Flaka

“Do të ishte e ndershme dhe institucionale që në momentin e shpalljes së kandidaturës për kryetar komune, z. Mendi Qyra të dorëhiqej nga posti i kryetarit të OEMVP-së,” tha Selimi.

Sipas tij, mbajtja e njëkohshme e funksionit në një organizatë që përfaqëson interesat e bizneseve shqiptare në RMV dhe angazhimi politik në një garë zgjedhore është në kundërshtim me parimet e pavarësisë institucionale dhe dëmton seriozitetin e OEMVP-së.

“Keqpërdorimi i pozitës në OEMVP për qëllime politike jo vetëm që e komprometon pavarësinë e Odës, por rrezikon të përçajë komunitetin e biznesit dhe të përdhos rolin që kjo organizatë ka ndërtuar ndër vite si zë i ekonomisë shqiptare,” shtoi ai.

Selimi thekson se nëse synohet ndërtimi i standardeve të reja në politikë dhe jetën publike, kjo duhet të nisë nga sjellje të ndershme ndaj institucioneve ku veprohet. Flaka

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu