Ratkoceri: “Bota serbe” me përkrahje shtetërore në mes të Maqedonisë – flaka do dilte po të shënonim çlirimin e Shkupit nga shqiptarët

Gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, në një status në Facebook, të shoqëruar me video, ka sqaruar se çfarë në fakt është, sipas tij, “Bota serbe”.

Postimi i plotë i gazetarit Ratkoceri:

Ja çka është “Bota serbe”! Hiç më larg se të dielën, në rajonin e Shtipit shënohet 111-vjetori i pushtimit të Maqedonisë nga ushtria serbe pas luftës me bullgarët – e njohur si Beteja e Bregallnicës. Ironia është se ky manifestim është organizuar me përkrahje shtetërore të Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është pjesë e “Botës serbe” me zë e figurë në mes të Maqedonisë me përkrahje inatitucionale.

Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse shqiptarët, madje edhe privatisht të shënonin çlirimin e Shkupit nga kosovarët më 13 gushtit 1912 të prirë nga Isa Boletini, Bajram Curri e Hasan Prishtina. I njëjti reagim i ashpër do ishte edhe shënimi i ndonjë date nga bullgarët, sepse si për këta, por edhe çlirimi i Shkupit nga kryengritësit kosovarë, historiografia maqedone e konsideron “pushtim nga shqiptarët”.

Pra, ngjarjet serbe të kësaj periudhe zyrtarisht shënohen bashkë me autoritetet serbe, ndërsa ato shqiptare apo bullgare masakrohen!

P.S. Paramandoni flaka nga reagimet do i dilte Maqedonisë nëse një tog e FSK-së apo e ushtrisë shqiptare do vinte për të shënuar çlirimin e Shkupit të 1912 nga shqiptarët, njejtë si ushtria serbe që ishte të dielen në Shtip si trashëgimtare e ushtrisë pushtuese serbe të para 111 viteve!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu