Arsovska pyet Ambasadoren Ageler: A nuk është turp që të ftuar VIP janë persona që duhej të ishin në listën e Zezë?

Danella Arsovska me mesazh kritik për Ambasadën e SHBA-së në Shkup: Pse personat nën hetim për krim janë në mesin e VIP-ëve?

Në një status të publikuar më 4 Korrik, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka uruar ambasadoren amerikane Angela Ageler, por njëkohësisht ka ngritur pyetje të drejtpërdrejta lidhur me përzgjedhjen e të ftuarve në ceremoninë e organizuar në Ambasadë.

“Vetëm po pyes, nuk ju duk pak e papërshtatshme që në listën e VIP-ëve dje ishin persona që në fakt duhet të jenë në listën e zezë të sanksioneve?” – shkroi Arsovska, duke iu referuar dy personave konkretë të pranishëm në aktivitet.

Ajo theksoi se ndaj këtyre dy individëve ekzistojnë “dëshmi të pakontestueshme për krim në të paktën 152 raste” dhe se për ta aktualisht po zhvillohen hetime serioze. Arsovska nënvizoi se, ndërsa në listat e sanksioneve amerikane gjenden persona që janë aty vetëm mbi baza dyshimesh, këta dy persona ndaj të cilëve, sipas saj, ka prova të forta, ishin të ftuar të nderuar në radhën e parë të eventit.

“Me dekada në listën e sanksioneve janë vendosur persona për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe minimin e proceseve demokratike – ish-kryeministra, ministra, kryetarë komunash, gjyqtarë – si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të promovuar përgjegjësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Por për këta dy persona ka dëshmi të pakundërshtueshme, jo thjesht dyshime,” – theksoi Arsovska.

Në fund të postimit të saj, ajo përshëndeti përsëri festën amerikane:
“🇺🇸 Uroj Ditën e Pavarësisë, me shpresë për Liri dhe Drejtësi për të gjithë ne që jetojmë në Maqedoni dhe që jemi nën kërcënime serioze nga Visar Ganiu, Izet Medziti dhe Ejup Ademi!” – shkroi Arsovska, duke përmendur me emra persona që sipas saj përbëjnë rrezik për shoqërinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu