Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 116 të vrarë dhe 463 të tjerë të plagosur.

Të paktën 6.315 palestinezë janë vrarë dhe 22.064 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 56.647 ndërsa numri i të plagosurve në 134.105.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

Është rritur në 600 numri i personave të vrarë dhe në 4.278 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që synojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu