VLEN dhe Vetëvendosje në heshtje përballë Qeverisë që avancon “Botën Serbe”, saboton Korridorin 8 dhe rrezikon paqen etnike!

Hetime për rastin në Koçan, ndërhyrje të huaja, emërime partiake, ndikimi i “Botës Serbe”, arkivat e UDBA-s dhe KOS-it, si dhe dekomunistizimi i institucioneve – janë disa nga pikat kyçe të dokumentit të miratuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), përmes amendamenteve kompromisi në raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas dokumentit që ka siguruar TV24, dhe që e transmeton edhe portali Flaka, “projekti i ashtuquajtur Bota Serbe” është identifikuar si një kërcënim serioz ndaj sovranitetit të Maqedonisë së Veriut dhe stabilitetit të rajonit. Në Amendamentin Kompromis 8, thuhet qartë se disa përfaqësues të qeverisë e mbështesin dhe promovojnë këtë koncept, i cili tenton të krijojë një sferë ndikimi rajonal, në kundërshtim me parimet evropiane.

Përgjegjësi edhe për VLEN dhe Vetëvendosjen përmes pjesëmarrjes në këtë Qeveri
Në këtë kontekst, përgjegjësia bie jo vetëm mbi bartësit e drejtpërdrejtë të këtij projekti, por edhe mbi ata që përmes pjesëmarrjes së tyre në Qeveri e legjitimojnë këtë orientim politik. Koalicioni VLEN, që përfaqëson shqiptarët në Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, nuk mund të shmangë përgjegjësinë për qëndrimin në një kabinet që, sipas Parlamentit Evropian, ndihmon dhe mbështet një projekt që minon sovranitetin dhe paqen në Ballkan.

Madje, në këtë Qeveri pjesë e drejtpërdrejtë është edhe Vetëvendosje, përmes zëvendëskryeministrit Bekim Qoku, i cili përfaqëson këtë subjekt nga Kosova. Përfshirja e Vetëvendosjes në një qeveri të tillë ngre pikëpyetje serioze për koherencën politike dhe parimet që ka artikuluar ky subjekt për rajonin, integrimin dhe ndikimin serb në Ballkan.

Kërkesë për hapjen e dosjeve të UDBA-s dhe KOS-it
Një tjetër pikë e rëndësishme në dokument është kërkesa për hapjen e plotë të arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave – UDBA dhe KOS, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Serbi. Kjo shihet si një hap i domosdoshëm për ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e një administrate të përgjegjshme.

Raporti vlerëson gjithashtu se Maqedonia e Veriut mbetet objektiv i ndikimit dashakeq nga Rusia dhe Serbia, përmes mediave pro-Kremlinit dhe rrjeteve dezinformuese që shpërndajnë narrativë kundër Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe lajme rreth luftës në Ukrainë.

Dilema mbi heshtjen e partnerëve shqiptarë në qeveri
Në dritën e këtyre zhvillimeve dhe kritikave zyrtare nga BE-ja, lind një pyetje legjitime:
Pse VLEN dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes vazhdojnë të qëndrojnë në një Qeveri që promovon projektin e “Botës Serbe”, ndërpret Korridorin 8 dhe minon marrëveshjet ndërkombëtare që garantojnë barazi dhe bashkëjetesë etnike në vend?

Përgjigja, siç duket, nuk do të vonojë të kërkohet edhe nga vetë qytetarët që ndjekin me shqetësim orientimin aktual të Qeverisë dhe rolin e aktorëve shqiptarë brenda saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu