“Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq!

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka kërcënuar hapur se mund të dërgojë disa nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit të tij në Francë. Deklarata e pazakontë erdhi pas një sfilate në Javën e Modës në Paris, ku disa modele me veshje që ngjanin me uniformat e të burgosurve në qendrën famëkeqe CECOT, kritikonin trajtimin çnjerëzor të të burgosurve.

“Jemi gati t’ua dërgojmë të gjithëve në Paris sapo të kemi dritën jeshile nga qeveria franceze,” shkroi Bukele në një postim në X, duke akuzuar organizatorët se po ‘glorifikojnë kriminelët’. Më tej ai publikoi edhe një video ku shfaqej një grua duke qarë pasi ishte ngacmuar në Paris, duke e shoqëruar me komentin: “Kjo është pasoja e glorifikimit të kriminelëve në Paris. Kush fal ujkun, sakrifikon delet.”

Postimi i dytë tërhoqi vëmendjen e themeluesit të X, Elon Musk, i cili e ripostoi duke dhënë pëlqimin e tij. Sipas zëdhënësit të presidentit, reagimi i Bukeles tregon ‘qëndrimin e tij të palëkundur kundër përpjekjeve për të idealizuar kriminalitetin’.

Sfilata e dizajnerit Willy Chavarria, me bashkëpunimin e ACLU, solli 36 meshkuj me veshje që rikujtonin fotot nga mega-burgu i Salvadorit, ku mijëra anëtarë bandash si MS-13 dhe 18th Street mbahen në kushte të ashpra.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL në Zhelinë / Shkolla në udhëheqje të Blerim Sejdiut lëshon deftesë me “Republika e Serbisë” – Mendjet ende ju rrinë në Beograd?! (DOKUMENT)

Skandalet në komunat e udhëhequra nga kryetarët e koalicionit VLEN vazhdojnë. Portali TS ka siguruar një rast të paprecedentë që ka ndodhur në shkollën...

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet personale

Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit...

Rrahje e shqiptarit me shtetësi suedeze, “Çkemberët” kërcëojnë edhe sulme tjera. Reagon Sela: Kush do të na mbroj?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj sulmit fizik ndaj një të riu shqiptar në qytetin e Manastirit, duke e...

Gara zhgënjyese e vredistëve për zgjedhjet lokale!

Kandidatët e VREDI-t në garën e zgjedhjeve lokale përballë kandidaturave te AKI ( garë për të cilën unë nuk mbështes asnjë subjekt politik, aq...

Stërvitje të mëdha ushtarake të NATO-s nisin në Letoni

Stërvitja gjithëpërfshirëse Namejs 2025 me pjesëmarrjen e NATO-s do të mbahet në të gjithë Letoninë nga 2 shtatori deri më 8 tetor, njoftoi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu