Mbeturinat në Kodrën e Diellit kanë përplasur drejtuesit e Parkut Kombëtar dhe Komunën e Tetovës

Drejtori i parkut kombëtar “Mali Sharr” akuzoi Komunat e Tetovës, Tearcës, Jegunocit, Bogovinës e Vrapçishtit për mos efikasitet të zgjidhjet e problemit me grumbullimin e mbeturinave përgjatë parkut kombëtar, shkruan Alsat.

Ibrahim Dehari tha se në malin Sharr, gjenden mbetje nga më të ndryshmet.

“Vitin e kaluar pati një aksion dhe pjesërisht u pastruan këto por problemi është se të njëjtat vazhdojnë të rikthehen ashtu siç ishin më parë. Pse ndodh kjo? Në disa raste kemi edhe të dhëna se deponitë që ishin më herët me mbetje urbane, kthehen dhe nga qyteti vazhdojnë të hidhen lart. Apelojmë komunat që të bëjnë grumbullim ditor që të mos ndotet ambienti jetësor. Ne si institucion i jemi drejtuar komunës së Tetovës me kërkesë të veçantë që në këto fshatra të vendosin sistem për mbetjet, por ende nuk kemi përgjigje. Apelojmë për bashkëpunim për ta zgjidhur këtë ndotje të malin Sharr”, tha Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i komunës së Tetovës. Nga atje kërkuan që drejtori i parkut kombëtar të mos merret me politikë ditore por të bëj punën e tij pasi sipas tyre mbledhja apo pastrimi i deponive nëpër malësi, është punë e Ministrisë së Ekologjisë dhe Parkut Kombëtar.

“Për pastrimin e deponive që janë në malin Sharr, kompetencat i ka Ministria e Ekologjisë dhe vetë drejtoria e parkut kombëtar. Komuna e Tetovës ka ingerencë për pastrimin e mbetjeve në komunën e Tetovës dhe rrethinë dhe këtë punë e bën NPK, ndërsa pjesa tjetër i takon drejtorisë dhe ministrisë”, theksoi Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Ndryshe, Ministria e ekologjisë vit më parë filloi një aksion për pastrimin e deponive në malin Sharr, por i njëjti ngeli në gjysmë dhe deponitë nuk u pastruan tërësisht./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Turqia kërcënon Izraelin! Ministri i jashtëm, Fidan: Do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja e Sirisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankaraja do të ndërhyjë nëse bëhet përpjekje...

Agjencia amerikane e armëve bërthamore në shënjestër të një sulmi kibernetik

Agjencia amerikane që merret me projektimin dhe mirëmbajtjen e armëve bërthamore është bërë objektivi i një sulmi të sofistikuar kibernetik, pjesë e një fushate...

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një thirrje urgjente për veprim të martën, për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit chikungunya të përhapur...

Uria përhapet në Gaza: 21 fëmijë vdesin në 3 ditë, mbi 100 OJQ kërkojnë armëpushim

Më shumë se 100 organizata humanitare, përfshirë Mjekët pa Kufij, Amnesty International dhe Oxfam, paralajmëruan sot se uria po përhapet me shpejtësi në Rripin...

ASh-Taravari: Ka diskriminim të ndarjes së fondeve për universitetet shqiptare në Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, theksojnë se po bëhet një diskriminim sistematik ndaj institucioneve arsimore shqiptare dhe një përjashtim të qëllimshëm nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu