Tragjedia në Koçan,Parlamenti Evropian kërkon ndëshkim të përgjegjësve të vërtetë!

Hetim themelor për rastin në Koçan, shkarkime dhe emërime partiake, ndërhyrje të huaja, projekti “bota serbe”, hapja e dosjeve të UDBA-s dhe KOS-it, ndryshimet kushtetuese – të gjitha këto përmbahen në dokumentin me amendamentet kompromisi të miratuara në nivelin e Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, në të cilin ka pasur qasje TV24, përcjell Flaka.

Amendamenti 5; paragrafi 26v i Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian bën thirrje për një hetim themelor dhe transparent për zjarrin në klubin e natës në Koçan më 16 mars 2025, me qëllim që të nxirren para drejtësisë përgjegjësit, si dhe të përditësohet dhe zbatohet në mënyrë të plotë legjislacioni për të parandaluar tragjedi të ngjashme dhe për të siguruar siguri më të mirë publike dhe përputhje me rregulloret për mbrojtjen e qytetarëve.

Kërkohet përgjegjësi sistematike e institucioneve publike, janë evidentuar rezultate të përkeqësuara në luftën kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe besimin e ulët në gjyqësor.

Në amendamentin kompromis 5 theksohet nevoja për të parandaluar ndikimin e tepruar dhe praktikat frikësuese, transmeton Flaka, duke iu referuar detajeve nga dokumenti i Parlamentit Evropian. Flaka Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu