Parlamentit Evropian ngre alarmin: Mediat serbe dhe rrjetet ruse synojnë të zhbëjnë integrimin europian të RMV-së

Në një dokument zyrtar me amendamente kompromisi të miratuara në nivelin e Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, Maqedonia e Veriut përshkruhet si shënjestër e qartë e operacioneve të huaja dashakeqe me synim destabilizimin e vendit dhe frenimin e rrugës së saj europiane, shkruan Flaka

Në amendamentin kompromis 8, paragrafët 35a dhe 35b, shprehet shqetësim i thellë për projektin e ashtuquajtur “Bota Serbe”, duke theksuar se disa përfaqësues të qeverisë aktuale në Shkup jo vetëm që nuk janë distancuar nga ky koncept, por e kanë promovuar aktivisht atë. Dokumenti dënon pjesëmarrjen në takime dhe platforma ku tentohet krijimi i një sfere ndikimi rajonal që minon sovranitetin e shteteve dhe rrezikon stabilitetin në Ballkan.

Paralelisht, eurodeputetët theksojnë nevojën për hapjen e arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave (UDBA dhe KOS), si në Maqedoni ashtu edhe në Serbi, për të mundësuar përballjen transparente me të kaluarën totalitare dhe për të forcuar demokracinë dhe institucionet në të gjithë rajonin.

Dokumenti bën të ditur se tabloidet dhe mediat serbe nën ndikimin e Kremlinit po instrumentalizojnë narrativa dezinformuese anti-BE në vend, duke përhapur lajme të rreme dhe teori konspirative që ndikojnë në opinionin publik, sidomos për çështje si lufta në Ukrainë apo reformat e brendshme kushtetuese në Shkup.

50% e qytetarëve të Maqedonisë, sipas të dhënave të përmendura në raport, kanë qenë subjekt i ndikimeve të tilla dezinformuese. Po ashtu, Parlamenti Evropian kritikon qeverinë për miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara, mungesën e transparencës në financimin e partive, si dhe për reklamat qeveritare që keqpërdoren për qëllime politike.

Dokumenti vë në dukje gjithashtu rrezikun e varësisë nga Kina, përmes huasë së fundit të marrë përmes Hungarisë, e cila sipas eurodeputetëve është financuar nga pala kineze. Në këtë kontekst, përmendet edhe roli i Serbisë dhe Hungarisë në avancimin e interesave gjeopolitike të Pekinit dhe Moskës në Ballkanin Perëndimor.

Ky dokument kritik, i cili është miratuar nga Komiteti AFET dhe pritet të shqyrtohet në seancën plenare të korrikut, përkon me paralajmërimet publike të disa liderëve politikë vendas për ndikimin e thelluar serb në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu