BE godet korrupsionin në Maqedoni: Rezultate të përkeqësuara dhe institucione të kapura politikisht

Maqedonia e Veriut mbetet një vend me rezultate gjithnjë e më të dobëta në luftën kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë, ndërsa besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë alarmantisht i ulët. Kështu thuhet në raportin e fundit të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i cili përmban amendamente kompromisi të miratuara, në të cilin kritikat janë të drejtpërdrejta dhe të ashpra, trasnmeton Flaka.

Në amendamentin kompromis 5, eurodeputetët kërkojnë përgjegjësi sistematike të institucioneve publike, të cilat, sipas raportit, nuk arrijnë të japin rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit. BE kërkon gjithashtu ndaljen e ndikimit të tepruar politik dhe frikësimit në proceset vendimmarrëse dhe gjyqësore.

“Rezultatet janë të përkeqësuara në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht korrupsionit të nivelit të lartë,” thuhet në dokumentin që ka siguruar TV24, ndërsa europarlamentarët paralajmërojnë se institucionet janë të politizuara, të dobëta dhe të pambrojtura ndaj kapjes politike.

Në një tjetër pjesë të raportit – amendamenti kompromis 2, paragrafi 12 – BE i bën thirrje qeverisë që të ndalë shkarkimet dhe emërimet partiake në institucionet e pavarura, të cilat i cilëson si jo-transparente dhe të dëmshme për rendin demokratik. Me shqetësim theksohet gjithashtu edhe mosfunksionimi i Zyrës së Avokatit të Popullit, duke lënë qytetarët pa mbrojtje efektive ndaj abuzimeve institucionale.

Në të njëjtin dokument flitet edhe për rrjete të ndikimit të huaj, për ndërhyrje hibride, dezinformim dhe korrupsion strategjik, ndërsa theksohet një huadhënie e fundit nga Hungaria, e cila rezulton se është marrë nga Kina – duke shtuar shqetësimet për rrjedha financiare të errëta dhe varësi gjeopolitike nga aktorë autoritarë.

BE identifikon qartë modelin e rrezikshëm të një vendi që rrezikon të bëhet “instrument i ndikimit anti-BE”, përmes kontrollit mediatik, financimeve të errëta dhe mungesës së transparencës në veprimet shtetërore.

Në këtë kontekst, europarlamentarët theksojnë edhe domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve të UDBA-s dhe KOS-it, si dhe luftën kundër ndikimit të projektit të ashtuquajtur “bota serbe”, që minon sovranitetin dhe stabilitetin e rajonit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu