Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend, për të shtunën pasdite. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00. Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Kurti dje tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

“Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ndryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh dje në vazhdimin e radhës të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë. Në hapje të vazhdimit të seancës kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë, pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit konsultativ, kryesuesi Dehari njoftoi deputetët se përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike në takim ishin të mendimit që të ndërpritet vazhdimi i i seancës. “Pasi të mbahet takimi i liderëve politikë, i ftuar nga subjekti më i madh, të vazhdojmë seancën më 29 qershor, në orën 11:00”, theksoi kryesuesi Dehari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu