“Fshatin e bënë klasë shkolle – Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit”

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza të rënda ndaj kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së, duke i akuzuar për manipulime të qëllimshme në procesin e regjistrimit të popullsisë së vitit 2021. Ai e ka cilësuar regjistrimin si një proces të orkestruar për qëllime politike dhe me pasoja të rënda për komunitetin shqiptar.

Në një reagim të publikuar të dielën në rrjetet sociale, Mexhiti solli si shembull fshatin Gërçec, një nga vendbanimet më të mëdha të Komunës së Sarajit, ku sipas të dhënave zyrtare të Entit për Statistikë janë regjistruar vetëm 36 banorë, pa asnjë evidentim të banorëve jorezidentë.

“Vëllezër e motra, patriotat e BDI kanë regjistruar vetëm 36 banorë në Gërçec – sa një klasë e shkollës fillore! Po flasim për fshatin e pestë më të madh në Komunën e Sarajit. Ky është mashtrim, manipulim dhe krim statistikor me pasoja të mëdha për shqiptarët,” deklaroi ai.

Mexhiti paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikojë informacione të tjera që, sipas tij, do të zbulojnë shtrembërime të rënda në regjistrimin e popullsisë, duke e cilësuar atë si “një gënjeshtër zyrtare e regjistruar”.

Deklaratat e tij pritet të ndezin debat të ashpër politik dhe institucional mbi besueshmërinë e procesit të regjistrimit, një çështje që ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu