Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën

Të zësh një post qeveritar dhe vendimi i parë të jetë ulja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve – nga 30% në 24% – duke përjashtuar popullatën jorezidente nga përllogaritjet zyrtare, është më shumë se vendim administrativ: është akt politik me pasoja të rënda për barazinë dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve në këtë vend.

E njëjta logjikë diskriminuese vazhdon:
Popullsia jorezidente – pjesë e pandarë e kombit, qytetarë taksapagues që kontribuojnë në buxhetin e shtetit – përjashtohet nga ndarja e kredisë hungareze. Këta njerëz janë të detyruar të paguajnë, por nuk përfitojnë. A nuk është kjo padrejtësi fiskale dhe politike?

Një tjetër nismë skandaloze është ligji për pushtetin lokal, aktualisht në procedurë parlamentare, që synon të ulë numrin e këshilltarëve komunalë – sërish duke përdorur si justifikim përjashtimin e jorezidentëve nga numrat zyrtarë të popullsisë.

Për më tepër, ky ligj është votuar në të gjitha fazat nga partitë shqiptare në pushtet, jo pse besojnë në të, por sepse kështu ka urdhëruar padroni i tyre politik. E vetmja që e ka bllokuar, falë mekanizmit të Badinterit, ka qenë opozita shqiptare.

Ironia më e madhe? Tani që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ndarjen diskriminuese “rezident – jorezident”, po të njëjtët që e votuan ligjin nxitojnë të marrin meritat, ndërsa fajësojnë opozitën që realisht e ndali këtë padrejtësi.

Ky nuk është më vetëm oportunizëm politik. Kjo është shpërfytyrim total i përfaqësimit shqiptar.
Të marrësh pushtet për të ulur përfaqësimin e popullit tënd, të firmosësh për përjashtimin e tij, e më pas të akuzosh ata që e mbrojtën – për këtë duhet të jesh me shumë “PA”:
I paftyrë, i paturp, i pakurriz, i papërgjegjshëm – dhe pa asnjë lidhje me interesin kombëtar.

P.S. Çfarë lloj politikanësh janë këta? Sepse kjo nuk është më thjesht çështje partie – është çështje karakteri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu