Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Koreja e Veriut do të hapë një vendpushim plazhi në bregun lindor të saj javën e ardhshme, në atë që udhëheqësi Kim Jong-un e cilëson si “hapin e parë” drejt zhvillimit të sektorit të turizmit në vend.

Zona turistike bregdetare Wonsan-Kalma, e cila shtrihet në një vijë plazhi prej 4 kilometrash, përfshin hotele, restorante, qendra tregtare dhe një park ujor, sipas mediave shtetërore.

Ndërtimi i saj filloi në vitin 2018, por u vonua për shkak të problemeve në infrastrukturë dhe pandemisë së COVID-19.

Zona e re, që ka kapacitetin të presë rreth 20,000 vizitorë në vit, do të hapet të martën për vizitorët vendas, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA). Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mirëpriten turistët ndërkombëtarë.

Kim deklaroi se përfundimi i Wonsan-Kalma përbën “një nga sukseset më të mëdha të këtij viti” dhe një “hap krenar” në zhvillimin e industrisë së turizmit në Korenë e Veriut.

Sipas analistëve, turistët rusë pritet të kenë përparësi ndaj të huajve të tjerë, për shkak të marrëdhënieve të ngushta midis dy vendeve. Koreja e Veriut dhe Rusia thelluan aleancën e tyre në vitin e kaluar përmes një traktati për mbrojtje të ndërsjellë. Ndërkohë, Pheniani ka dërguar gjithashtu mijëra trupa në mbështetje të Rusisë në luftën në Ukrainë.

“Ka shumë të ngjarë që Koreja e Veriut të lejojë së pari turistët rusë, duke pasur parasysh praninë e zyrtarëve të ambasadës ruse në ceremoni”, tha Lee Sangkeun, ekspert në Institutin për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut. Ai shtoi se marrëdhëniet me Kinën ende përmbajnë paqartësi, por investimet e mëdha të Phenianit në turizëm do ta detyrojnë vendin të presë edhe turistë kinezë në të ardhmen.

Ndalimi i hyrjes së turistëve të huaj në Korenë e Veriut, i vendosur në vitin 2020 për shkak të pandemisë, ende nuk është hequr plotësisht. Megjithatë, grupe ruse kanë nisur të vizitojnë pjesërisht vendin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën

Të zësh një post qeveritar dhe vendimi i parë të jetë ulja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve – nga 30% në 24% –...

Deri sot Limani, nga sot Taravari kandidat për Gostivarin!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në këto momente po mban një takim me simpatizantët e partisë. Në këtë takim së bashku me...

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza

Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka...

Presidenti kroat: Mbështetja për Izraelin është katastrofë, duhet njohur Palestina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”. Ai u shpreh hapur në favor...

Ministri iranian i Mbrojtjes shkon në Kinë, takim me krerët ushtarakë kinezë e rusë

Ministri iranian i Mbrojtjes shkon në Kinë, takim me krerët ushtarakë kinezë e rusë Ministri iranian i Mbrojtjes, Gjeneral Aziz Nasirzadeh, ka mbërritur të mërkurën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu