Komisioni Evropian konfirmon: U shqetësuam kur Bogojevski u emërua drejtor

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka qenë i shqetësuar kur Petar Bogojevski u emërua drejtor i Agjencisë që menaxhon me “Erasmus”. Me këtë rast, për “Slloboden Peçat” Komisioni Evropian ka informuar se kanë kontaktuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë shprehur shqetësim për faktin që Petar Bogojevski është emëruar drejtor i Agjencisë për programe arsimore dhe mobilitet evropian. Shqetësimin drejtuar MASH-it, KE e ka arsyetuar me një konflikt të mundshëm interesi dhe arsye etike, të bazuara në disa korniza ligjore që kanë të bëjnë me Agjencinë që menaxhon me fondet nga programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+” i dedikuar për mbështetje në arsim, trajnim, të rinj dhe sport në shtetet e Evropës, përfshirë edhe vendin tonë.

“Komisioni ka kontaktuar me organin kombëtar në Maqedoninë e Veriut dhe ka shprehur shqetësim lidhur me këtë emërim, për shkak të një konflikti të mundshëm interesi dhe çështjeve etike, bazuar në disa korniza ligjore, përfshirë Rregulloren për Erasmus+, Rregulloren për Korpusin Evropian të Solidaritetit, Rregulloren financiare të BE-së dhe Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë për “Slloboden Peçat” zëdhënësi i Komisionit Evropian. Ndërsa Bogojevski, para dy ditësh kur informoi se me kryeministrin Hristijan Mickoski e kanë përmirësuar marrëveshjen e koalicionit dhe se do të kalojë në një pozitë tjetër udhëheqëse, nuk përmendi që nga Komisioni Evropian është kërkuar largimi i tij. Në njoftimin për publikun, ai madje si pikën e katërt e njoftoi largimin nga Agjencia që menaxhon me fondet e “Erasmus+”, duke e paraqitur atë si një riorganizim të rregullt të kuadrove brenda koalicionit.

“E katërta, është rënë dakord për rishpërndarjen e pozicioneve dhe institucioneve që do të drejtohen nga Koncepti Maqedonas brenda pushtetit ekzekutiv, me çka është konfirmuar që kryetari i Konceptit Maqedonas, doktori Petar Bogojevski, do të drejtojë një tjetër institucion”, thuhej në njoftimin për publikun nga partia.

Në maj të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka pranuar një letër nga Komisioni Evropian me udhëzime për “Erasmus+”, përmbajtja e së cilës, sipas informacioneve tashmë të konfirmuara, ka qenë serioze dhe nuk ka të bëjë vetëm me Bogojevskin, por me probleme shumë më të thella në Agjencinë që menaxhon me fondet e “Erasmus+”. Pjesa më e madhe e problemeve të shënuara në atë letër, kanë të bëjnë me dyshime të paqarta për struktura korruptive dhe të rrjeteve brenda në Agjenci, që kanë kontribuar që ajo për vite të tëra të mos punojë sipas standardeve evropiane.

Përmbajtja, sipas informacioneve të konfirmuara, ishte e lidhur edhe me kallëzimin penal për keqpërdorim të 2.2 milionë eurove, para evropiane, që Komisioni Evropian ia kishte kërkuar Agjencisë për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet t’i kthente, për shkak të dyshimeve se në të kaluarën ato ishin “shpërndarë” dhe ndarë në mënyrë jotransparente nga një rrjet i supozuar korruptiv për të cilin ende nuk ka informacione se është shuar, dhe në të cilin kanë qenë të përfshirë persona nga Agjencia por edhe nga jashtë – vlerësues, persona juridikë dhe fizikë, drejtues në vite të caktuara etj.

Në letrën drejtuar MASh-it, Komisioni Evropian ka shprehur pakënaqësi që në Maqedoni ky skandal korruptiv me para evropiane nuk është zgjidhur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën

Të zësh një post qeveritar dhe vendimi i parë të jetë ulja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve – nga 30% në 24% –...

Deri sot Limani, nga sot Taravari kandidat për Gostivarin!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në këto momente po mban një takim me simpatizantët e partisë. Në këtë takim së bashku me...

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza

Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka...

Presidenti kroat: Mbështetja për Izraelin është katastrofë, duhet njohur Palestina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”. Ai u shpreh hapur në favor...

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Koreja e Veriut do të hapë një vendpushim plazhi në bregun lindor të saj javën e ardhshme, në atë që udhëheqësi Kim Jong-un e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu