Lëvizja Anti-bixhoz për Ligjin për lojërat e fatit: Do të luftojmë deri në mbylljen e plotë të kazinove!

Lëvizja Anti-bixhoz sot në konferencë për shtyp ka përshëndetur miratimin e Ligjit për lojërat e fatit, i cili paresheh që objektet e kazinove dhe bastoreve të jenë 500 metra larg objekteve arsimore.

Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz, sot në konferencë për shtyp tha se edhe pse ligji nuk i përmban të gjitha kërkesat e tyre, është fillim i mbarë për zgjidhjen e problemit me lojërat e fatit.
“Shpresojmë që të kuptohemi drejt, jemi të vetëdijshëm për situatën politike që mbizotëron në vend. Jemi zotuar që të mos jemi pjesë e konfrontimeve politike, të vetëdijshëm se lufta dhe dukshmëria jonë varet kryesisht nga hartuesit e kësaj politike. Në momentet e zhgënjimit të thellë me politikën dhe politikëbërësit, nga ana tjetër të bindur fuqishëm në betejën tonë e të mbështetur nga ju qytetar, arritëm të dëshmojmë se shteti duhet të jetë pranë nesh. Është miratuar ligji për lojërat e fatit, i cili rregullon që ato objekte të jenë 500 metra larg dy institucioneve arsimore: shkollave fillore dhe të mesme”.
“Jemi të vetëdijshëm se ky ligj nuk e zgjidh problemin në tërësi siç kërkohet nga Lëvizja Anti Bixhoz për mirëqenien e qytetarit. Besojmë se është një fillim i mbarë për të luftuar këtë fenomen negativ, për herë të parë përmendet një distancë që do të ndikojë ndjeshëm në mbrojtjen e fëmijëve tanë dhe familjeve tona. Mbetet të shihet se si do të zbatohet dhe sa serioze do të jenë këto ndryshime. Ne nga Lëvizja Anti Bixhoz do të vazhdojmë të angazhohemi në të ardhmen deri në zhdukjen e këtij vesi të keq dhe do të vazhdojmë të bëjmë betejën për mbrojtje nga grabitja klasike që i bëhet qytetarit deri në mbylljen e plotë të tyre, në fakt ky është edhe qëllimi ynë”, tha Emërllahu.
Ai theksoi se numri i vogël i votave për miratimin e këtij ligji është një tregues i qartë se diçka nuk funksionon.

“Kjo tregon se këto objekte nuk kanë rënë nga qielli, është një tregues i qartë se oligarkët e fuqishëm janë krijuar nga vet ata që menduam se duhej të na mbronin,duke e vërtetuar, epitetin se jemi shtet i kumarit. Ne jemi kundër çdo lloj bixhozi, qoftë ai fizik apo online. Faleminderit grupit parlamentar të BDI-së, LSDM-së dhe A.A. Ju,me votën tuaj dhatë një frymë të re dhe treguat se si nuk duhet të jemi viktima të interesave të oligarkëve të pangopur. Të gjithë juve që ende hezitoni, ju ftojmë të lini mosmarrëveshjet politike, të pozicionoheni në raport me të mirën dhe të keqen sepse kjo i jep orientim dhe vlerë jetës sonë. Shihet se vendit tonë i mungon guximi i vlerave, sepse e ka mbërthyer pasioni i krimit material që kujdeset për fatin e atyre që fatkeqësisht fatin e jetës e kërkojnë atje ku nuk ka fat”, tha Emërllahu./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu