Prokuroria nis hetim për kujdestaren që keqtrajtoi fëmijën 3 vjeçar në Çerdhe!

Prokuroria nis hetim për kujdestaren që keqtrajtoi fëmijën 3 vjeçar në Çerdhe!
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë hetuese ndaj një kujdestareje 32 vjeçare në kopshtin e fëmijëve, për të cilën ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale në vazhdimësi – “Moskujdes dhe keqtrajtim i fëmijës” që është i dënueshëm në bazë të nenit 201 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.
“Në periudhën kohore 2022-2023, e punësuara e dyshuar në një kopsht në Radishan ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në disa raste ndaj një fëmije tre vjeçar, i cili frekuentonte çerdhen. Ajo iu drejtua fëmijës me fjalë fyese, e tërhoqi zvarrë dhe ia tërhoqi flokët, kështu ai ka vuajtur nga një frikë dhe stres i madh, që ka sjellë si pasojë humbjen e të folurit dhe frikën për të shkuar në kopsht”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave ndaj të dyshuarës: ndalimi për t’u larguar nga vendbanimi, detyrimi i të dyshuarës për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror, konfiskimi i përkohshëm i lejes së udhëtimit, ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, d.m.th. ndalim për dhënien e tij, ndalim të vizitës në kopsht dhe të gjitha objektet që janë pjesë e të njëjtit kopsht, ndalim për afrimin ose vendosjen, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve ose marrëdhënieve me fëmijën e dëmtuar, me prindërit dhe me dëshmitarët, si dhe ndalimin e ndërmarrjes së disa aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale, përkatësisht largimit nga vendi i punës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu