Taravari: Të respektohet ligjshmëria e vendimeve legjitime të ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët përmes një postimi në platformën X, i ka dërguar mesazh ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe partisë së tij, duke i bërë thirrje që të respektohen vendimet legjitime të ASh-së.

Taravari shkruan se 75 prej 141 anëtarëve të Kuvendit të ASh-së dhe 17 prej 30 anëtarëve të kryesisë së saj, i kanë dhënë mandat për të negociuar koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare.

“Dje, 75 prej 141 anëtarëve të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët dhe 17 prej 30 anëtarëve të Kryesisë së saj, më dhanë një mandat të qartë për të negociuar një koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare. Besimi i tyre është nder dhe përgjegjësi e madhe. Aleanca për Shqiptarët është më e fortë dhe unike se kurrë më parë”.

“Vërej me shqetësim përpjekjet për të thyer besimin e krijuar me ish-kryeministrin Kovaçevski, kur Aleanca për Shqiptarët bëri një sakrificë duke iu bashkuar qeverisë për t’i dhënë një shans rrugës së anëtarësimit të vendit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë ligjshmërinë e vendimeve të marra nga organet legjitime të Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Arben Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu