Blerim Bexheti:Ky nuk është ligj për barazi, por projekt për shuarjen graduale të përfaqësimit!

Ish ministri i drejtësisë, deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka elaboruar se ligji që po bën marketing VLEN nuk zgjidh asnjë problem rreth përfqësimit pasi ky ligj ka kaluar vetëm në qeveri ndërsa ndërkohë do të dërgohet në Venecia dhe më pas në procedurë parlamentare. Bexheti më tej shton se ky ligj që shitet si historik nuk ka asnjë mekanizëm që të mbroj përfaqësimin e drejtë si:

• Asnjë kalkulator për përfaqësim proporcional;
• Asnjë detyrim për institucionet publike që ta zbatojnë atë;
• Asnjë mekanizëm ndëshkues për shkelësit.
Ky përshkrim tregon qartë që VLEN po mundohet tu hudh hij syve shqiptarëve që gjoja po bëhet një veprim ndërsa gjersa të kaloj ligji këto faza çfarë duhet të bëjnë shqiptarët, shkruan Top24
VLEN po mundohen ta shesin si “reformë” një ligj që nuk ofron asnjë zgjidhje reale për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, të cilin e degraduan për një vit sa për 20 vite avansim.
Ky nuk është ligj për barazi, por projekt për shuarjen graduale të përfaqësimit!
Vetë ministri kompetent për administratën publike ka deklaruar se ky ligj nuk është për përfaqësim të drejtë, por për punësime në bazë të “kompetencës dhe profesionalizmit”.
E dimë shumë mirë ne se çka do të thotë për këtë qeveri “kualitet dhe profesionalizëm” si kriter për punësime, zero shqiptarë!
Për përfaqësimin e drejtë, thonë se do të merret vesh më vonë, me akte nënligjore, pas një opinioni të Komisionit të Venecias që pritet pas një viti!
Deri atëherë?
Shqiptarët të presin.
Të përjashtohen.
Të heshtin.
Ligji nuk ka:
• Asnjë kalkulator për përfaqësim proporcional;
• Asnjë detyrim për institucionet publike që ta zbatojnë atë;
• Asnjë mekanizëm ndëshkues për shkelësit.
Po çfarë ka ky “ligj për përfaqësim”?
Një trup koordinues pa kompetenca, pa vendimmarrje dhe pa fuqi, që do të mbulojë me raport ndaj qeverisë një realitet gjithnjë e më diskriminues ndaj shqiptarëve.
Me këtë, parimi kushtetues i përfaqësimit adekuat shndërrohet në një sugjerim deklarativ, jo në obligim ligjor.
Ky është një ligj i diktuar nga Karakamisheva dhe sponsorizuar nga bashkëpunëtorët e saj shqiptarë – Izet Mexhiti dhe Arben Fetai – që sot po na flasin për “zgjidhje ligjore”, ndërsa realisht po e zhbëjnë atë që ishte fituar me gjak dhe mund: përfaqësimin si të drejtë kolektive!
Pas 20 vitesh pritje, nënshkruat kapitullimin para atyre që gjithmonë kanë punuar për relativizimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet.
Kjo nuk është zgjidhje, është asimilim politik i shqiptarëve!
VLEN nuk mund ta quajë këtë “reformë”, është dështim historik!
Dorëheqje, ose përgjegjësi!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti nga Tetova i cili ishte krahu i...

Gjuajti me gurë helikopterin që mbushte ujë për shuarjen e zjarrit në Bllacë, arrestohet shkupjani

Një 55-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e një helikopteri policor gjatë mbushjes me ujë për shuarjen...

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazh

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazhin e Almakos Me datën e zgjedhjeve tashmë të konfirmuar, gara për kreun e komunave...

Taravari: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet, kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, siç thuhet “në përpjekje...

Shqipëri“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

Personazhi në videon që shoqëron këtë shënim, Adrian Thano (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë i thanë se liria është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu