Alternativa kërcënon: “Nëse nuk na jepni Çairin ose Tearcën, ikim nga Qeveria?”

Thellohet kriza brenda VLEN-it. Ndarja e komunave në koalicionin VLEN mund të shndërrohet në “mollë sherri” mes liderëve. Portali TS mëson ekskluzivisht nga burime të besueshme dhe të sigurta se brenda VLEN-it ka nisur një konflikt serioz lidhur me ndarjen e komunave.

“Nëse nuk e marrim Çairin ose Tearcën, do të largohemi”, thuhet nga partia Alternativa para tryezës së VLEN-it.

Sipas burimeve të portalit TS, Alternativa ka kërkuar që të ketë të paktën një komunë fituese, në mënyrë që të jetë e barabartë me partnerët e tjerë të koalicionit. Komuna kufitare as që diskutohet, pasi Alternativa synon një komunë me peshë politike.

Nga ana tjetër, Çairin nuk e lëshon Izet Mexhiti, Tearcën nuk e lëshon Bilall Kasami.

Këta dy liderë, përmes ndarjes së komunave, e kanë më të sigurt fitoren dhe pritet të marrin nga dy apo tre komuna fituese, ndërsa Alternativa mbetet me zero.

Kjo situatë ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Alternativës. Mbrëmë ka plasur përleshja edhe në Kumanovë, ku një anëtare e kryesisë doli hapur duke kërkuar llogari nga kreu i partisë për dyshime mbi ryshfete të marra për tenderët nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Kumanovë.

Ndërkohë, kriza në Alternativë shihet edhe nga mospjesëmarrja e Afrim Gashit dhe Bekim Saliut në hapjen e shtabit të VLEN-it – një sinjal i qartë i pakënaqësisë së tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Princi i Kurorës Pahlavi Reza bën thirrje zyrtarëve iranian të dezertoj dhe të bashkohen me të

Princi i Kurorës Pahlavi Reza njofton se zyrtarët iranianë të sigurisë që duan të dezertojnë dhe t'i bashkohen revolucionit po e kontaktojnë. Sot, ai po...

Trump: Rusia po përmend bombënbërthamoren si të ishte bisedë kafeneje – Kjo është çmenduri!

Trump reagon ndaj deklaratave të Medvedev: “Fjala ‘bërthamore’ nuk duhet përdorur kaq lehtë” Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka reaguar ashpër ndaj...

Zelenskyt do i bëhej atentat në Poloni

Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk, kreu i SBU-së së Ukrainës, detajoi komplotin e dyshuar në një takim të mbyllur me median ukrainase Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu